Trekëndëshi “Beatrix-Donald-Bora” e ktheu Beatrix Ramosaj në një nga personazhet më të komentuara të Show bizz-it shqiptar.
Ditën e djeshme, ajo u bë sërish kryefjalë e mediave pasi u raportua se emri i vërtetë i saj është Behigje Ramosaj.
Për këtë lajm që qarkulloi është kujdesur mamaja e këngëtares për të thënë fjalën e fundit.
Nëpërmjet një fotoje të pasaportës së këngëtares, ajo ka treguar se lajmi që qarkulloi nuk ishte i vërtetë.
“A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa”,- ka shkruar Antigona përbri fotos.
