Koronavirus në vend/ 213 pacientë të shëruar dhe 2 humbje jete

Sipas shifrave të publikuara ditën e sotme, në 24 orët e fundit janë shënuar 179 raste të reja me koronavirus, 2 persona humbën jetën dhe 213 janë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 150 teste, nga të cilat janë konstatuar pozitiv pikërisht 179 qytetarë. Nga këta, 79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.

Mësohet se aktualisht ndodhen ende Janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Raportohet se dy personat që kanë ndërruar jetë janë një 60 vjeçar nga Dibra dhe një 66 vjeçar nga Kolonja.