Fifi bën tatuazh për Donaldin dhe uron Monikën, ul kokën Iliri/ Çfarë ndodhi në “Big Brother” mbrëmë?

Disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP” u dërguan urime për festa banorëve që ende janë brenda shtëpisë.

Urimi më i veçantë, që emocionoi dy banorë të “BBVIP”, ishte ajo e Filloreta Raçit, ose e njohur ndryshe si Fifi.

Ajo zgjodhi të uronte Monika Lubonjën dhe Donald Veshajn.

“Ju ndjek gjithë kohën, kam ndjek çdo deklaratë tënden, jam shumë e bekuar që të kam njohur aty brenda të betohem mezi po pres me të pa po vdes me ta ni erën”.

“O zemër dhe unë po vdes me të puth gushën, e unë kam qenë e bekuar shumë që ti më bëre pjesë të jetës tënde”, iu përgjigj Monika.

“Jam shumë e lumtur që ajo shtëpi më solli një mikeshë si ti në jetën time”, theksoi Fifi.

“Donald, kam bërë tatuazh një filoqyl. Unë ty para se të dilja nga shtëpia të kam thënë me jep një premtim, luaj e fito dhe për mua, kështu që vazhdo luaj edhe tregoje kush je ti”, tha Fifi.

“Të dua shumë. Dhe kur të dal do e bëj edhe unë tatuazh filoqylin”, tha ndër të tjera Donaldi.

Fifi në fillim ka pasur një marrëdhënie të mirë me Ilirin, por më pas mes tyre pati krisje, çka u pasqyruar dhe në përzgjedhjen që bëri Fifi për të dhuruar urime. Gjatë urimit të këngëtares, balerini uli kokën çka të lë të mendosh se është i zhgënjyer prej Fifit.