Misteret që ndoshta nuk do të zbardhen kurrë në histori

Nga Owen Jarus, Live Science

Ka disa mistere historike që mund të mos zgjidhen kurrë, që nga data e lindjes së Jezusit deri tek identiteti i Jack Ripper-it e deri te vendndodhja e varrit të Kleopatrës. Ndonjëherë, kjo është për shkak se të dhënat kanë humbur ose një zonë arkeologjike është shkatërruar.

Mungesa e përgjigjeve vetëm sa i bën këto enigma më intriguese. Cilat janë 14 misteret  më të mëdha historike që mund të mos kenë kurrë shpjegime përfundimtare.

A ekzistonte mbreti Artur?

Kush ishte Jack the Ripper?

Në 1888, Jack the Ripper vrau të paktën pesë gra në Londër. Madje Ripper, i dërgoi policisë një sërë letrash duke u tallur me përpjekjet e tyre për ta gjetur atë. Është e panevojshme të thuhet se Ripper nuk u gjet kurrë. Në librin e tij të vitit 2012 “”Jack The Ripper: The Hand Of A Woman”, John Morris sugjeron se një grua e quajtur Lizzie Williams ishte Ripper, megjithëse ekspertë të tjerë hodhën dyshime mbi të. Duket e pamundur që identiteti i vërtetë i Ripper do të meret vesh.

Ku ndodhet varri i Kleopatrës?

Shkrimtarët antikë pretendojnë se Kleopatra VII dhe i dashuri i saj, Mark Antoni, u varrosën së bashku në një varr pas vdekjes së tyre në vitin 30 para Krishtit. Shkrimtari Plutarku (45-120 pas Krishtit) shkroi se varri ndodhej pranë një tempulli të Isis, një perëndeshë egjiptiane dhe ishte një monument “i lartë dhe i bukur” që përmbante thesare prej ari, argjendi, smeraldi, perla dhe fildishi.

Vendndodhja e varrit mbetet një mister. Në vitin 2010, Zahi Hawass, ish-ministri i antikiteteve i Egjiptit, kreu gërmime në një vend afër Aleksandrisë që tani quhet Taposiris Magna, i cili përmban një numër varresh që datojnë në epokën kur Kleopatra VII sundonte Egjiptin. Ndërsa u bënë shumë zbulime interesante arkeologjike, varri i Kleopatrës VII nuk ishte në mesin e tyre të raportuar nga Haëass në një seri njoftimesh për lajme, raporton abcnews.al

Arkeologët kanë vënë re edhe nëse varri i Kleopatrës ka mbijetuar deri më sot, ai mund të jetë  plaçkitur dhe të jetë i paidentifikueshëm.

Kush e vrau John Kennedy?

Ky është ndoshta misteri më i madh në historinë amerikane që nuk do të zgjidhet kurrë. Më 22 nëntor 1963, Presidenti John F. Kennedy u qëllua në Dallas nga Lee Harvey Oswald (megjithëse disa spekulojnë se ai nuk ishte i vetmi që qëlloi). Më 24 nëntor 1963, përpara se Oswald të dilte në gjyq, ai u qëllua për vdekje nga pronari i klubit të natës Jack Ruby. Ruby vdiq nga kanceri në mushkëri më 3 janar 1967.

Por sipas shumicës,  Osëald vrau JFK vetë dhe Ruby vrau Oswald, me vullnetin e tij. Megjithatë, ka ende një numër të konsiderueshëm historianësh profesionistë, së bashku me shumë amatorë, të cilët nuk janë dakord me këtë shpjegim dhe që nga vdekja e JFK-së, janë ka pasur mendime të shumta nga historianë dhe amatorë.