Kënga e Ronela Hajatit është pritur me kritika të shumta nga kolegët e saj, të cilët nuk e kanë parë aspak si profesionale.
Së fundi Hersi Mahmutaj është shprehur se kënga nuk ka tekst, ndonëse e vlerëson Ronelën si vajzë, ajo nuk mund të mos e ironizojë “çmimin e parë” në Facebook.
“Ku është kënga?”, ka pyetur ajo, ndërsa ka marrë komente të shumta nga miqtë e saj në Facebook. Ajo i është përgjigjur gjithashtu edhe një komentuesi, duke thënë se përpiqet ta kuptojë këngën “Sekret”, por që nuk e gjen kuptimin e saj.
“Jam dakort që ka këngë më të mira Ronela. Nuk më pëlqen të flas negativisht por të betohem që po mundohem me dëshirën e mirë për ta kuptuar por si mendim profesional kjo nuk është këngë. Nuk e kuptoj dot nga fillon e nga mbaron. Teksti nuk ekziston, janë fjale të futura aty pa sens. Por unë asaj si vajzë i uroj suksese, profesionalisht kam shumë rezerva”, ka shkruar Hersi.
Hersi Mahmutaj përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014 në Danimarkë, me këngën “Zemërimi i një nate”, por pa arritur të kualifikohet në finale.
