Prezantuesja Arbana Osmani ka reaguar së fundmi ndaj një mesazhi të drejtuar asaj.
Moderatorja duke publikuar identitetin e gruas që i kishte shkruar një mesazh, ka thënë se u zgjua duke lexuar mallkime për fëmijë e saj.
“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, ka shkruar moderatorja.
