“Suita pa kamera për mua dhe Trix-ën do të ishte fantastike”/ Donaldi shfrenon imagjinatën në “BB VIP”

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është krijuar një suitë luksoze për banorët me në shtat çift për banorët që do të kalojnë natën aty.

Kur banorët u pyetën se kush duhet të jenë dy banorët që do të kalojnë të parët natën aty, një opsion ishte çifti Beatrix dhe Donald.

Por aktori e kundërshtoi me shaka këtë duke thënë se ai dhe Beatrix do të duhej të shkonin në një dhomë ku nuk ka kamera.

“Suita do të ishte e bukur për mua dhe Trixën në qoftë se nuk do të kishte kamera, do të ishte fantastike”, tha Donaldi.

Me të thënë këtë, të gjithë kanë filluar të qeshin duke ia kujtuar Donaldit që në shtëpinë e Big Brother VIP gjithçka monitorohet.

Përfundimisht, ata zgjodhën që dy banoret që do përuronin suitën duke kaluar mbrëmjen e parë aty brenda, të ishin Arjola dhe Monika.