Aktori Donald Veshaj është në vëmendjen e të gjithë ndjekësve të “Big Brother VIP” për shkak të sjelljeve të tij.
Pas krijimit të trekëndëshit “Bora-Donald-Beatrix” dhe lidhjen me këngëtaren nga Kosova, Donaldi i ka bërë konfuz ndjekësit e tij për ndjenjat që ka për Bora Zemanin.
Donaldi ditën e djeshme ka numëruar ditët dhe ndalet pikërisht në datën 9 janar. Bora Zemani feston ditëlindjen në këtë datë dhe kjo ka ngritur dyshime se pse i intereson Donaldit kjo datë.
“Sa është data sot 22?”, pyet ai dhe fillon numëron deri në datën 9 ku dhe ndalet.
Nuk e dimë pse i intereson kaq shumë Donaldit kjo datë por marrëdhënia e tij me Beatrix ka pësuar një krisje të madhe teksa ajo i ka thënë se ai ka ndryshuar shumë dhe nuk po i kushtëton më vëmendje.
