Po shkonte në vendngjarje, automjeti aksidenton për vdekje policin

Një polic ka humbur jetën në Koplik teksa po shkonte në vendngjarje.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 19:15 mjeti tip “Benz” me drejtues shtatsin E.Z., ka aksidentuar për vdekje oficerin e policisë J.R., 55-vjeç.

Njoftimi i plotë 

Shkodër-  Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.