Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e shtetasit 50-vjeçar me iniciale T.U., pasi shyhohet se ka tentuar të vjedhë tre banesa të bashkëfshatarëve të tin në Përro të Zi.
Sipas policisë, shtetasi A.Sh është arrestuar në flagrancë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi aksidentoi një 78-vjeçar, që humbi jetën spital.
Njoftimi i plotë i Policisë Elbasan
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit në kërkim M. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin R. K., 78 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
– A. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të me dashje”, pasi pasi ka goditur me grushte shtetasin A. L.
– T. U., 50 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, pasi dyshohet se gjatë natës në Belsh, në fshatin Përroi i Zi, ka tentuar të vjedhë me thyerje nga dritarja banesat e shtetasve Sh. H., R. H. dhe P. H., banues në fshatin Përroi i Zi, Belsh.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
