Djegia e flamurit serb në protestën e Berishës/ Vuçiç: “Të mos kapemi me kapriçot politike të një personi”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar djegien e flamurit serb në protestën e thirrur nga Berisha. 

Sipas presidentit serb, ajo çka ndodhi ishte kapriço e politike e dikujt dhe ajo për çka ka nevojë Ballkani është një urë lidhëse mes shteteve, duke riftuar shtetet tjera t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”. 

Pjesë nga fjala e presidentit serb

Besoj se ne jemi përgjigjur për këtë në raste të ndryshme zgjedhjet do të zhvillohen në serbi dhe do jetë e lehtë për mua të përgjigjem sot që të përgjigjem ashpër dhe të fitoj ca pikë nacionaliste në vendin tim por përgjigja ime do jetë e qetë.

Pse po e bëjmë këtë? Ne kemi pikëpamjet ë ndryshme lidhur me Kosovën, Serbia, Shqipëria, Maqedonia kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me këtë çështje por kjo sështë arsye që ne të mos flasin dhe që dikush të jetë pjesë e ballkanit të hapur.

Ne mund të përmendim pikat kufitare.

A do ishte më e lehtë për serbët nëse nuk do kishte pika në kufi? Nuk besoj se ka njeri si në Prishtinë, si në Mitrovicë që nuk do binte dakord me këtë që po them unë.

Nëse më pyesni nëse do  ta kisha problem që ata që shfaqeshin kjo është në juridiksionin në Bruksel, jemi të gatshëm të punojmë bashkë për “Ballkanin e Hapur”, këtë ftesë bëj edhe për Malin e Zi, ata që nuk bashkohen në kohë do të humbasin kohë. S’ka nevojë t’i lutemi askujt.

Dje këshilltarët e mi zyrtarë më thanë që do ktehehmi kemi zgjedhje në 3 muaj dhe më thanë se nuk duam të shkojmë në Shqipëri se pati probleme me flamurin, megjithatë të tjerë njerëz e bënë këtë dhe Rama erdhi në Beograd.

Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj jemi kundër kësaj jemi këtu për të ndërtuar ura për të ndërtuar të ardhmen. Njerëzit duhet të jenë të lumtur e të kënaqur me këtë bashkëpunim, miliona fusha bashkëpunimi shtrihen.

Të mos patronizojmë kapriçot e përditshme politike të askujt. Nesër do ketë 3 udhëheqës të tjerë por duhet të drejtojmë vendet tona së pari duke ruajtur paqen.

Në sarajevë ku kam bërë shërbimin ushtarak nuk njihja shqiptarë, por sot kam takuar njerëz të shkëlqyer kam takuar në Ohër në beograd por duhet tu krijojmë këtë mundësi të rinjve.

lajmi në përditësim…