U tërhoq nga gjykimi i statusit të Berishës, Gjykata e Tiranës kthen mbrapsht kërkesën

Kërkesa e Agron Zhkurit për t’u tërhequr nga kryesimi i trupës, që do të gjykojë vendimet e marra më 11 dhjetor për statusin e PD-së është refuzuar nga Gjykata e Tiranës.

Gjykatësi duhet të gjykojë vendimet e miratuara në kuvendin e thirrur nga ish-lideri i demokratëve Sali Berisha.

Zv/kryetari i Gjykatës ka vendosur mospranim të kërkesës dhe në këto kushte është vendosur që çështja të gjykohet nga Zhukri.

“Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri.

Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates. Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statutore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me qëllim për të legalizuar çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.