Arrestohet 18-vjeçari në Elbasan, vajza largohet prej shtëpisë në Gramsh

18-vjeçari me iniciale E.B., është arrestuar pasi gjatë kontrolli i janë gjetur lëndë narkotike cannabis sativa., gjithashtu është proceduar penalisht 26-vjeçari me iniciale J.K., për “moskallëzim krimi”.

Sipas njoftimit të policisë, në Bradashesh është vendosur në pranga shtetasi P. Q., 50 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi në Bradashesh, ka hedhur mbetje të ndryshme, të cilave më pas i ka vënë zjarrin. 

Njoftimi i plotë nga policia

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Heitmin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. H., 44 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.  

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. B., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.  Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi J. K, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin P. Q., 50 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi në Bradashesh, ka hedhur mbetje të ndryshme, të cilave më pas i ka vënë zjarrin. 

Më datë 19.12.2021, shtetasja Xh. Zh., 26 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja B. Zh., banuese në Gramsh. Punohet për gjetjen e saj.  

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.