Mbështetësit e Berishës verifikojnë rezultatin e referendumit, Basha publikon emrat e të deleguarve

Në orën 11:00 Komisioni për Rithemelimin e PD-së do të mblidhet për të verifikuar rezultatet e referendumit për shkarkimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha. 

Komisioni ka sqaruar për mediet se pas mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat ku do të publikohen rezultate përfundimtare të këtij referendumi.

Referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës u mbajt dje dhe sipas rezultateve rreth 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të tij.

Gjithashtu, priten të bëhen publike emrat e 5004 delegateve të pranishëm ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashës. Emrat do të lexohen pas akuzave të bëra kundrejt Bashës për manipulim të shifrave.