Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për median gjatë procesit për votimin e shkarkimit të Bashës.
Sipas tij, në godinën ku është zhvilluar votimi në Tiranë është derdhur vaj makinash në shkallë, duke synuar dëmtimin e demokratëve.
“Sot është një ditë shumë e bukur siç e shihni, rrallë keni parë një interes të tillë të anëtarësisë së PD-së, nga raportimet që keni pasur deri tani, besoj se jeni në dijeni të masivitetit të këtij Referendumi. Jam i bindur se do të shihni një proces model.
Pas ditës së sotme, ne jemi gati të përballemi me Edi Ramën. Është e vërtetë që ka një debat të fortë të brendshëm në PD, por peshorja anon dukshëm nga njëra anë. Në të gjitha proceset që kam marrë pjesë në PD, nuk kam parë kurrë rradhë të tilla si sot, që demokratët qëndrojnë në radhë për të votuar.
Po kthehen në PD, themeluesit e parë të kësaj force politike. Kjo nuk është çështje marrje selie, pala tjetër vijon që t’i bjerë murit me kokë, por dihet se kjo nuk është gjë e mirë, në selinë numër 1 është hedhu vaj makinash në shkallët e selisë, që të rrëzohen mbështetësit. Kemi parë skenar si ai në Sarandë ku është mbyllur selia.”
