Ka nisur votimi për shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha.
Vendimi për shkarkimin e Bashës u miratua më 11 dhjetor dhe votimi ka nisur në të gjitha qarqet.
Në Vlorë i pari që ka votuar është kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se entuziazmi do të shikohet në orët në vazhdim, kur demokratët të kenë vendosur me vullnetin e tyre të lirë vendimin për shkarkimin e Bashës.
Në Fier gjithashtu demokratët mbështetës të ish-liderit Berisha janë drejtuar kutive të votimit në referendumin e thirrur për të votuar shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Votimi do kryhet ne disa qendra votimi por dy qendra kryesore do te jene ne ish godinën e UFO pasi zyra e deges PD Fier është mbyllur ditë më parë me urdhër të Bashës.
Në Lezhë që në orën 08:00 ka pasur radhë të anëtarëve të PD-së për të votuar shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, një vendim i marrë nga kuvendi i thirrur nga Sali Berisha me 11 dhjetor.
Berati është një tjetër qark ku ka vijuar normalisht procesi i votimit për referendumin e thirrur nga ish lideri i PD-së, Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.N
