Punonjësi i parkimit në qendrën spitalore në Elbasan “Xhaferr Kongoli” është dhunuar fizikisht pasi i kërkoi një klienti pagesën prej 100 lekësh. Mësohet se pasi punonjësi i ka kërkuar shoferit pagesën, ka hasur në kundërshtimin e drejtuesit të makinës.
Fillimihst debati ka nisur me ofendime, ndërkohë që më pas ka degratuar në dhunë fizike. Autori është larguar nga vendngjarja, pas dhunimit të punonjësit.
Nga ana tjetër ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, në lidhje me këtë ngjarje.
