Kryeministri Rama dhe disa ministra të qeverisë janë mbledhur për të diskutuar në një restorant të Elbasanit.
Nuk dihet ende fokusi i bisedës si dhe as emrat që janë të pranishëm në këtë takim me kryeministrin Rama, por inceneratori i Elbasanit prej dy ditës është kthyer në kryefjalë të medieve pas sekuestrimit nga SPAK.
Dy ditë më parë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA u takuan me kryetarin e PD-së Lulzim Bashë në selinë blu ku u diskutua situata kritike brenda PD-së.
