Ish-prezantuesja e emisionit “Jo vetëm Mode”, Florjana Garo, ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Ajo është parë gjithnjë përkrahë Berishës, por mesa duket nuk mund të mos i shpëtonte kamerave të ndezura, ndërkohë që përgatitej për të prezantuar shqiptarët e Floridës.
Në foltoren e mbajtur me shqiptarët në Florida të SHBA-ve, ish-Miss Shqipëria 2012, duket se nuk e dinte që transmetimi live kishte nisur dhe filloi t’u japë udhëzime sallës për mënyren se si duhet të veprojnë gjatë foltores.
“Vetëm ju lutem salla, ju lutem vetëm një gjë, kur t’ju prezantoj unë, tregoni pak entuziasëm,”– thotë Garo pak para nisjes.
Ish prezantuesja e ”Jo vetem Mode”, pas shkëputjes për disa vite në Gjenevë ku ka krijuar familjen e saj dhe është nënë e dy fëmijëve, paralajmëroi në një intervistë në janar të 2021-shit rikthimin në Tiranë ku tha: “Në një formë ose në një tjetër, do të kthehem në vëmendje të publikut”. Ajo u bë pjesë e fushatë së Partisë Demokratike në zgjedhjet e këtij viti.
