Moti i keq në vend/ ARRSH: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë, këto aske kanë probleme

Gurë dhe inerte janë rrëzuar në akset rrugore të vendit si pasojë reshjeve të shiut që kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Ndërkohë Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në këto zona drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve

Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit

Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.  Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.