Bashkia Elbasan njofton realizimin e dëgjesës publike për “Paketën fiskale 2022″/ Vendi dhe ora

Bashkia Elbasan ka njoftuar ditën e sotme se më datë 7, ditë e martë, do të zhvillohet dëgjesa publike e paketës fiskale të vitit të ardhshëm.

Bashkia ka bërë me dije se dëgjesa do të zhvillohet pranë ambienteve të Hotel “Skampa”.

Të nderuar tatim pagues! Ju njoftojmë se ditën e martë datë 07.12.2021, në orën 11:00, do të bëhet takimi “Dëgjesë publike e paketës fiskale 2022” me të gjithë tatim paguesit dhe qytetarët. Lutemi të merrni pjesë në këtë takim i cili do të zhvillohet në sallën e Hotel Turizmit “Skampa”. Ju falenderojmë për pjesëmarrjen.