Lajmi i fundit/ Mbërriti në spital me dëmtime në kokë, humb jetën i moshuari

Një 76-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës, pasi u vetëhodh nga kati i dytë i banesës.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shtetasi Rr. C., dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve të marra në kokë  ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.