Trekëndëshin “Bora-Donald-Beatrix” nuk ka kaluar pa qenë në vëmendjen as të besimtarëve, duke sjellë reagimin e imamit të Deçanit, Naser Tolaj.
Ai i ka quajtur degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri. Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë.
Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet e Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Tolaj ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve.
“Krim nuk është vetëm që të vrasësh njerëz me armë, krim është edhe të mundohesh që tua shkatërrosh (degjenerosh) rininë. Mos të harrojmë se roli i medias informuese është edhe roli i edukimit të shoqërisë. Tani se çfarë informimi dhe çfarë edukimi po i shërbehet shoqërise tonë nëpër media. Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione degjeneruese, shkaterruese, terrorizues dhe “kriminale” sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse dhe shakterruse te shoqerise tone”, ka shkruar Tolaj.
