Traktoristi i parë në Librazhd sot mbledh barna mjekësore/ 77-vjeçari: “Natën punoj si roje”

Abedin Kojku është 77-vjeçari nga Librazhdi, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka përdorur vetëm mjekime popullore.

“Nuk është si pensionistët e zakonshëm që e kalojnë ditën duke luajtur me letra apo domino. Natën punon si roje dhe ditën mbledh bimë mjekësore apo ushqim për kafshët dhe i shet”,- shkruan ABC.news

“Ky u tha gati për shitje”.

“Po përzier urthin, bimë mjekësore që shërben për uljen e tensionit të lartë. Mbledh bar blete, hithra për reumatizmë. Që në kohën e Enverit mbledh. Pasdite shkoj në punë natën roje. Punë ka po s’punojnë njerëzit”.

Lodhet, por nga shitja e tyre fiton mirë.

“5 a 6 milionë në vit i marr”.

Që 16 vjeç u fejua. Zakoni aso kohe ishte që bashkëshorten e blije me lekë. I pagoi familjes së gruas 40 mijë lekë të vjetra. Për të shlyer paratë ju desh të punonte në bujqësi.

“16 vjeç u fejuam u martuam dhe ika ushtar”.

Historia e Abedinit dhe Zybës është e ngjashme me atë të filmit Brazdat me skenar të Dhimitër Xhuvanit. Ku në fokus ishte një çift që punonin si traktoristët.

“S’kishte traktoriste Librazhdi, gruaja ime ishte e para. Ja mësova, unë punoi u përgatit dhe mori patentë. Kur u shtuan traktoristet gra ajo u largua dhe nisi punë magaziniere në SMT”.

Sot 77 vjeçari është i ve. Por gëzon se vajzat e tij dhe miqtë i qëndrojnë pranë.