Dy inspektorë të Inspektoratit vendor të Elbasanit janë arrestuar nga policia.
Burimet për median kombëtare ABC kanë thënë, se dyshohet se ata kanë lejuar një ndërtim pa leje.
Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe as objekti për të cilin ata akuzohen se kanë shkelur detyrën duke lejuar ndërtimin.
Arrestimi i tyre vjen në vijim të hetimeve intensive që drejtoria Elbasanit po kryen prej të paktën dy javësh.
