Reshjet e shumta të shiut/ Dëborë, inerte në rrugët kombëtare dhe fshatra të bllokuar, ja si paraqitet situata në qarkun e Elbasanit

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë qenë prezente gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme në zona të ndryshme të qarkut.

Gjatë natës është bllokuar nga inertet aksi Elbasan-Peqin, segmeti Papërr-Paulesh.

Gjithashtu, aksi kombëtar Elbasan-Qafë thanë dhe Librazhd-Stërblevë kanë prezencë të dëborës 5-6 cm lartësi.

Siç e raportuam dhe më herët, në Gramsh, në Njësinë Administrative Poroçan, janl bllokuar 

Fshatrat  Gjere e Holtas si dhe ka  vështirësi për në qendër të Porocanit,pasi është afruar përroi i Licaj.

Në NJA Kushovë është bllokuar fshati Kërpic, kurse në  NJA Pishaj është shembur pasarela e fshatit Liras.Veshtiresi per kalim ka Bicaj, Posnovisht, Kishte.

Furnizimi me energji elektrike paraqet probleme në NJA Labinot Mal Bashkia Elbasan, NjA Orenje Bashkia Librazhd, NJA Përparim, Bashkia Peqin.