Aksidentoi Sali Berishën/ Procedohet penalisht djali nga Prishtina

Policia e Lezës ka nisur procedurat për të ndjekur penalisht 24-vjeçarin me iniciale A.M.

24-vjeçari me banim në Prishtinë po drejtonte automjetin tip “Benz” në aksin rrugor Milot-Thumanë, ku ka goditur një automjet në drejtimin e shtetasit 28-vjeçar, S.L.

Ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të  deputetit Sali Berisha. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.