Klajdi Gjeçi i akuzuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” është dënuar me 7 vite burg, pasi kishte pranuar gjykimin e shkurtuar duke i shpëtuar dënimit me 10 vite e 5 muaj burg.
Gjykatëset e çështjes ishin Pajtime Fetahu, Zamira Vyshka dhe Miranda Konica, të cilat morën vendimin për të gjithë anëtarët e grupit kriminal që trafikonin kokainë në Tiranë dhe Elbasan.
Të prangosurit e tjerë janë dënuar:
-Skënder Pëllumbi, bashkëpuntori i Gjeçit është dënuar me 12 vjet por me gjykim të shkurtuar u dënua me 8 vjet burgim.
-Agron Qafa u dënua me 9 vjet burgim dhe me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 vjet heqje lirie.
-Klaudio Trungu është dënuar me 5 vjet burgim.
-Lorenc Pergjini është dënuar me 4 vjet heqje lirie.
Ky grup kriminal u ka shitur kokainë dhe agjentëve të policisë, të cilët ishin të infiltruar.
