Degët e mësuesisë drejt mbylljes/ Zgjidhja duket larg, as pagesa mujore nuk krijoi fluks studentësh

Bardha Nergjoni
13 degë të Universitetit të Elbasanit, ‘Aleksandër Xhuvani’ janë drejt mbylljes.

Nga 2800 kuota të lira që ka pasur për këtë vit shkollor, deri tani janë regjistruar 1032 studentë e shumë prej degëve shpesojnë te raundi i dytë i regjistrimeve.

Rreth gjysma e tyre, 468 studentë janë regjistruar në degën e Infermierisë. Degët që rrezikojnë duke qenë se kanë shumë studentë, nga 0 deri në 3, janë: Histori e Gjuhë Gjermane, Gjeografi e Gjuhë Italiane, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Gjuë shqipe e Rome, Gjuhë Shqipe e Frënge, Biokimi, Matematikë & Fizikë, Fizikë Kompjuterike, Matematikë & Informatikë, Edukim Qytetar, Filozofi & Sociologji.

Degë të tjera që rrezikojnë pasi kanë nga 5 apo 6 studentë janë: Gjuhë Shqipe e Letërsi, Histori & Gjeografi, Gazetari, Gazetari e Gjuhë Angleze, Operator Turistik të Gjuhës Gjermane, Logopedi, Arsim Fillor, Arsim Parashkollor, Psikologji, Ekonomi Turizëm.

Ministrja Kushi gjatë vizitës së saj në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ka theksuar se ulja e studentëve për degët e mësuesisë lidhet me programin që u ofrohet studentëve.

Sipas ministres, kriteri i mesatares nuk është arsyeja kryesore e uljes së studentëve, si dhe ka kërkuar nga universiteti të bëjë një analizë për të kuptuar përse numrii studentëve ka rënë në universitet.
Kushi: “Nuk jam dakort që të mos ketë kriter mesatareje për mësuesit, por ka mekanizma të tjerë për të nxitur të rinjtë dhe të rejat për zgjedhjen e programit të mësuesit. Arsyen e rënies së mesatares duhet ta gjejmë të gjihë bashkë, a ofrojmë ne më të mirën?
A ofrojmë programe cilësore? A i kemi shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe pastaj mesatarja është gjëja e fundit që duhet disktuar. Duhet të reflektojmë, programet e mësuesisë duhet të nxisin më të mirët sepse ne i kemi parë pasojat në sistem. Mësuesia grumbullonte ata që mbeteshin pa të drejtë studimi nga fakultetet e tjera, nuk duhet të jetë kështu”,-ka thënë ajo.
Edhe pagesa e vendosur për disa degë prioritet kombëtar nuk e ka vene ne rrugen e zgjidhjes problemin.