Në “Elbasan Arena” zbret Egnatia/ Tirana dhe Kukësi “përplasin brirët”

Dueli mes Dinamos dhe Egnatias që zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45.
Blutë e Bledi Shkëmbit do kërkojnë fitoren për t’u kthyer tek rezultatet pozitive dhe për të siguruar qetësinë përballë një Egnatia, që është cilësuar dhe si surpriza e kësaj faze.
Vëmendja më e madhe padyshim do të jetë tek supersfida e javës së nëntë ajo mes Kukësit të vendit të dytë me Tiranën kryesuese, takim që do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” në orën 19:45.

Në këtë sfidë dy skuadrat do të përplasin “brirët” me njëra-tjetrën për të mposhtur kundërshtarin direkt për titullin kampion.

Ndeshjet e ditës së sotme:
16:45/ Dinamo – Egantia
19:45/ Kukësi – Tirana