Jaime Lorente, i njohur si Denver i “La Casa de Papel”, është bërë bab për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai, pak ditë para premierës zyrtare të pjesës së dytë të sezonit të 5-të të serialit, duke publikuar një foto me vajzën e tij të porsalindur.
“Do të jesh një grua e lirë”, ka shkruar Jaime Lorente nën foton që ka ndarë me fansat duke i uruar më të mirat për vogëlushen që ka lindur. Identiteti i partneres të aktorit dhe nënës së fëmijës së tij mbetet sekret, pasi ai ka zgjedhur të mbajë larg vëmendjes jetën personale.
