“E përdhunuar nga 5 veta dhe shteti nuk i siguron banesë”/ Grida Duma denoncon në parlament

“Ju talleni. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz. Ka ikur nga qyteti i vetë. As qiranë as bonusin e qirasë nuk merr. Dhe jo më të ndihet e sigurt në këtë vend. Ju talleni totalisht. Ju jeni civilizimi? Kjo është luftë llojesh jo civilizim,”- ka deklaruar ditën e sotme në parlament deputetja demokrate, Grida Duma.
Kjo deklaratë e bërë nga deputetja ditën e sotme vjen në kuadër të bisedimeve për buxhetin e vitit 2022.
Deputetja ka theksuar se asgjë nuk është bërë për t’i siguruar vajzës banesën dhe qetësinë e saj.
Gjithashtu, kujtojmë se deputetët kërkojnë të ndyshojë ligji për përdhunuesit.