21-vjeçari udhëtonte me automjetin pa leje drejtimi/ Aksidenton 11-vjeçarin

Një 11-vjeçar është aksidentuar nga një 21-vjeçar, i cili po drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Imësht të Lushnjës, ndërsa fëmija i mitur mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.