Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe ditën e sotme në Bulqizë.
Fatmirësisht, goditja ka qenë me magnituidë të vogël 2.5 me thellësi 8 km, ndryshe nga ai i ditës së djeshme me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.
Në mëngjes në orën 07:25 minuta është regjistruar një tjetër tërmet në fshatin Kurbnesh në Lezhë me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter dhe thellësi 19 km.
Nuk raportohet për dëme materiale.
