Në “Elbasan Arena” do të zhvillohet sot ndeshja e Kombëtares U-19 kundra Serbisë.
Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset “Europian 2022” për 19-vjeçarët.
Kombëtarja e drejtuar nga Armando Cungu, në ndeshjen e parë është mposhtur nga Franca me rezultatin 4-0 dhe kundër Serbisë do të kërkojnë edhe pikët e para në grup.
Një fitore kundër kombëtares serbe do të ishte e duhura për Cungun dhe djemtë e tij për vazhdimësinë në grup.
Ndeshja mes Shqipërisë U19 dhe Serbisë U-19 do të luhet në “Elbasan Arena”, ora 14:00.
