“Ai nuk meriton as t’i përmend emrin. Bën mirë të mos më dalë përpara”/ Rudina Dembacaj i rikthehet sherrit me Agron Llakaj

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar së fundmi në “Roped With Olsi” ku nuk ka nguruar t’u kthejë përgjigje pyetjeve të drejtpërdrejta.
Në emision asaj iu kërkua të thojë emrin e një aktori që nuk i flet, çka nuk shmang aspak prej aktores.
“Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”.

Ndërsa më vonë ajo ka shtuar se Mark Frroku është më tolerant në lidhje. Ndonëse duhen shumë, ajo thekson se mes tyre “plas sherri” pasi është shumë nevrike dhe ish-deputeti është ai që “i hapë rrugë” gjithnjë.
“Ore plas sherri. Duhemi shumë, jemi të dashuruar. Zihemi se unë jam nevrike, jam njeri i drejtë. Nëse e lë diçka për të bardhë, mos ma bëj gri se më acaron. Të betohem që rrugë hap Marku, të them të drejtën. Është më i pjekur, e di ngarkesën time emocionale, merrem me çdo detaji që familja jonë të jetë mirë. Ai di të hapë rrugë”, u shpreh Rudina Dembacaj.