Gani Shehu është ish-shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, i cili u arrestua nga SPAK pasi falsifikoi për herë të dytë dokumentat që favorizonin lirimin e Viktor Ymerit.
Ish-shefi juridik Gani Shehu herën e parë i kanë shtuar më shumë orë pune të dënuarit, Viktor Ymeri, personazh i njohur në botën e krimit, në mënyrë që të përfitonte lirinë sa më shpejtë.
“I forti i Vlorës” bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje.
