Policia Elbasan ka arrestuar shtetasit me iniciale E.D., dhe E.C., për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Të dy të arrestuarit, banues në Librazhd, ndodheshin në lokal, kur iu nënshtruan kontrollit të policisë.
Njoftimi i plotë
Elbasan
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi.
Arrestohet dhe 1 tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali ku po qëndronin shtetasit E. D. dhe E. C. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. D., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
