Don Xhoni dhe Loredana kanë bashkuar forcat për të nxjerrë së bashku një produkt muzikor, por me ç’duket regjistrimi i videoklipit nuk ka shkuar siç duhej.
Dyshja kanë bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit në Ferizaj, mirëpo janë përballur me policinë.
Në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, shihet teksa policia e Kosovës ndërpret xhirimet. Mesa duket ekipi xhirues nuk ka pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.
https://www.instagram.com/p/CV_OkUwDuBv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1f66f514-ddf7-4f0b-a116-98fee16420a7
