Shënohen 8 humbje jete pas infektimit me koronavirus në vend/ Ja sa është numri i rasteve në Elbasan

413 raste të reja të me koronavirus janë regjistruar në vend, nga të cilët 18 në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë regjistruar 8 humbje jete.

Njoftimi i policisë

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga koronavirus apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 413 qytetarë, në këto bashki: 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.
Janë 7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.