Shëndetësi/ Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Elbasan, qindra në Shqipëri

7 persona në kanë humbur jetën ditën e sotme pas infektimit me Koronavirus. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë shënuar 409 raste të reja infektimesh, nga të cilat 22 në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i plotë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID, në raport me një ditë më parë. Nga 3015 testime të kryera në total janë konfirmuar pozitivë 547 qytetarë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shënuar 7 viktima, konkretisht dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç.
Janë 7,692 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Kovid po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.
“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinat Antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga koronavirus apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.