U zëvendësua “nënë” dhe “baba” me “prindi1” dhe “prindi2″/Reagon Bashkia Tiranë

Ditën e djeshme ka qarkulluar një formular në rrjetet sociale, në të cilin shihet se fjala “nënë” dhe “baba” janë zëvendësuar me “prindi1” dhe “prindi2”. Këta formularë, për të cilat u tha se ishin përdorur për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, janë përgenjështruar nga Bashkia Tiranë.
Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është “fake news”.
Gjatë njoftimit thuhet se formularët që përdoren nga ky institucion shoqërohen me logon zyrtare të bashkisë së Tiranës.