Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në Egjipt, ku u prit me nderime të larta.
Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilësoi skandal mungesën e flamurit të Shqipërisë në momentin e ceremonisë së pritjes së Edi Ramës nga Kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouly.
Nuk munguan edhe disa komente në videon që kreu i qeverisë shpërndau në faqen e tij në Facebook, ku njëri nga ndjekësit shkruante me ironi: “Po flamuri shqiptar ku është, e mori era?”.
Për t’i dhënë fund të gjithë debatit mendoi vetë kreu i qeverisë, i cili i ktheu përgjigje komentuesit duke e sqaruar, se në ceremonitë ushtarake të mikpritjes nuk vendoset flamur i shtetit tjetër.
