Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Arsimit, në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 pesë qytetarë ndërsa kanë rezultuar pozitivë për virusin 508 qytetarë.
Sipas shifrave 31 të infektuar janë regjistruar nga qarku i Elbasanit.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 3,074 testime dhe pozitivë rezultuan 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Ndërsa, janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që të mbijetonin 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç.
Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.
