Disa arinj janë fotografuar në rrugë automobilistike, buzë tyre dhe në zona të banuara ditët e fundit në zonën e Librazhdit përreth parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Madje banorët që kanë mundur ti fotografojnë thonë se ata ishin shumë miqësor dhe kryesisht lëvizin për ushqim që siç duket po u mungon në pyll. Kryesisht kanë pasur si synim arat me misër si dhe pemtari duke treguar se qëllimi I tyre është të kërkojnë ushqim.
Deri tani janë identifikuar në 4 vende arinj në zona të banuara. Deri tani nuk është regjistruar asnjë sulm apo ngjarje që të tregojë se arinjtë kanë qenë agresivë.
Disa nga vendet ku u fotografuan arinj