De Biasi: “Do të ishte kënaqësi të drejtoja Kosovën”

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar te Futbollit, Gianni De Biasi, duke festuar me tifozet Kuq e Zi, ne "Digitalb Arena", ne shehsin "Nene Tereza", pas fitores nje dite me pare te ndeshjes kualifikuese te Euro 2016 mes Armenise dhe Shqiperise, 0-3. /r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, celebrate on a stage after returning home in Tirana, Monday, Oct. 12, 2015. Albania beat Armenia on Sunday and qualified for the European Soccer Championship in France next summer for first time.

Pas largimit të Bernard Challendes nga drejtimi i skuadrës së Kosovës, mjaft trajnerëve u është lakuar emri për të marrë drejtimin e skuadrës.
Njëri ka emrat e përmendur, ishte ai i ish-trajneri të Shqipërisë, Gani de Biasi, i cili për Indeksonline ka thënë se nuk ka kontaktuar me drejtuesit e FFK, por nuk do ta përsjashtonte si mundësi.
“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte knaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi.
Ai po ashtu foli edhe për zviceranin Challendes.
“Më vjen keq për Challendes sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, shtoi italiani.
De Biasi në vitin 2016 arriti që me kombëtaren shqiptare të kualifikohen në kampionatin evropian.