40-vjeçarja gjendet e vdekur në makinë/ Dyshohet se ishte endacake

Një grua rreth të 40-tave është gjendur e pajetë brenda një makine jashtëfunksionit në lagjen numër 4 të Durrësit.

Dyshohet se gruaja e cila është gjetur pa shenja dhune ka qenë endacake, por ende nuk është bërë identifikimi i saj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e nevojshme mbi rastin.

Njoftimi i policisë:  

Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.