Greqi/ “Kundër politikave të qeverisë për refugjatët do hedhim bombë në azilin e pleqëve”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Një telefonatë kërcënuese ka dhënë alarmin për bombë në azilin e pleqëve në Katehaki.

Një burrë i panjohur kontaktoi “Ef.Syn” të martën në mëngjes duke paralajmëruar se bomba do të aktivizohet në orën 11:00 të paradites.

“Kundër politikave të qeverisë për refugjatët dhe emigrantët. Kufijtë nuk janë të njohur për njerëzit”, u shpreh ai.

E gjithë zona është rrethuar nga forcat e policisë.