Pavërësisht se sa e dobishme është teknologjia në përditshmërinë tonë, raportet shkencore kanë treguar se fobitë nga teknologjia jo vetëm që ekzistojnë por dhe ndikojnë ndjeshëm në shëndetin tonë mendor.
Më poshtë do të gjeni 4 nga fobitë që teknologjia krijon tek ne.
Nomofobia
A e keni të vështirë ta lini celularin nga duart tuaja? Ndiheni sikur jeni në ankth kur mendoni se jeni diku pa sinjal? Atëherë, mund të vuani nga Nomofobia, fobia e të qenit pa celularin tuaj ose të mos jeni në gjendje ta përdorni atë.
Skopofobia
Ndjenja se dikush po na shikon është një nga fobitë e shkaktuara nga teknologjia. Vazhdimisht ndjeni se dikush po ju shikon. Në fakt, skopofobët priren të kenë këtë iluzion dixhital, i cili shpesh përfundon duke u bërë një obsesion.
Kiberfobia
Mund të duket absurde, por disa njerëz kanë frikë nga kompjuterët ose kanë frikë të punojnë në kompjuter. Simptoma kryesore e kiberfobisë është ankthi për gjithçka që lidhet me kompjuterët dhe teknologjinë. Në fakt, njerëzit që kanë këtë fobi besojnë se kompjuterët ndërhyjnë në jetën e atyre që janë kundër hapësirës kibernetike.
Selfiephobia
Duket e pamundur, por është e mundur që një person të ketë një fobi për të bërë një fotografi të vetes. Shumica e njerëzve mund të jenë në kërkim të këshillave të dobishme për selfie-n perfekte, por ata që vuajnë nga kjo fobi, shmangin vazhdimisht fotografimin e vetes sepse besojnë se nuk kanë fotogjenitet.