Një mësuese është vrarë në Londër, autori i vrasjes të së cilës dyshohet të jetë nga Elbasani.
Policia Metropolitane ka arrestuar shqiptarin Koci Selamaj, si autorin e dyshuar të vrasjes së mësueses.
36-vjeçari është i dyshuari kryesor për vrasjes që tronditi Sussex-in lindor, teksa 28-vjeçarja Sabina Nessa po ecte në këmbë drejt shtëpisë së saj, rreth orës 20:30, të premten e kaluar.
Trupi i pajetë u gjet të nesërmen në Cater Park të Kidbrooke. Ngjarja e rëndë ka rritur shqetësimet për rrezikun, me të cilin gratë duhet të përballen çdo ditë në rrugët e Britanisë.